Ndodh në Ekuador, ndeshja përfundon 44-1 (Video)

  • 24 May 2016 - 13:06
Ndodh në Ekuador, ndeshja përfundon 44-1 (Video)

Një ndeshje e kategorisë së tretë të futbollit në Ekuador, është për rekord “Guinness”.

Në “Ciudad de Pelileo” përpara 300 spektatorëve, ekipi vendasPelileo Sporting arriti të shënojë 44 gola, ndërsa fatkeqët e Indi Native shënuan golin e nderit. Sulmuesi Medina ishte autor i 18 golave në këtë ndeshje.

Megjithatë, rekordi për golat e shënuar në një ndeshje është vendosur në Madagaskar në vitin 2002, ku një takim përfundoi 149-0, por atëherë 148 realizimet ishin autogola. 

Lojtarët ekipit reaguan në shenjë proteste pas një penalltie të dhënë në favor të ekipit kundërshtar, duke realizuar më pas 148 autogola.

(Kosova Sot)