Cana zyrtarizon “divorcin” me Nantes

  • 24 May 2016 - 14:06
Cana zyrtarizon “divorcin” me Nantes

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, kë zyrtarizuar “divorcin” me francezët e Nantes.

Cana ka bërë me dije se do të jetë pjesë e skuadrës së ligës elitare franceze pas evropianit “France 2016”.

"Kam kërkuar që pas evropianit të largohem nga Nantes dhe kryesia e klubit e ka miratuar këtë”, tha Cana në një konferencë për media.

Mbrojtësi ka theksuar se do të vijojë karrierën e tij në një skuadër jo evropiane. "Do të doja ta provoja një eksperiencë jashtë Evropës”, ka vijuar kapiteni kuqezi.

Kohët e fundit përflitet se 32-vjeçari mund t’i bashkohet kampionatit amerikan, i cili ofron paga të larta dhe shihet nga shumë lojtarë si vendi ideal për të mbyllur karrierën.

(Kosova Sot)