Martohet ylli i Leicester-it, por mamaja nuk shkon sepse nuk ia pëlqen të fejuarën(Foto)

  • 24 May 2016 - 14:54
Martohet ylli i Leicester-it, por mamaja nuk shkon sepse nuk ia pëlqen të fejuarën(Foto)

Jamie Vardy, futbollisti i ekipit kampion të Anglisë, Leicester, pritet të martohet sot në një ceremoni luksoze.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar në kështjellën Peckferton do jenë shumë miq, por mes tyre nuk do jenë prindërit e 29-vjeçarit.

Mamaja dhe vjehrri i lojtarit të njohur nuk flasin me të prej një viti për shkak të një sherri në lidhje me të fejuarën e tij, Becky Nicholson.

Nëna Lisa dhe njerku Phil, që e kanë rritur futbollistin që kur ishte bebe, thanë se nuk do jenë në ceremoni.

Ata pranuan se nuk flasin me të birin që kur ai u lidh me një ish-promovuese të klubeve të natës.

“Nuk dua të kem më asnjë lidhje me tim bir. Është turp dhe për të ardhur keq,” tha Phil.

Kurse mamaja tha: “Nuk kam thënë kurrë asgjë për tim bir, për mirë apo keq. Nuk jam e shqetësuar. Zgjohem në mëngjes, shkoj në punë dhe kujdesem për familjen time. Nuk do të shkoj në asnjë dasmë luksoze sot”.

Edhe gjyshërit nuk do jenë në ceremoni.

Nuk dihet nëse do të shkojë motra, Sofia.

Në tetë vite, Vardy e nisi nga kategoria e tetë dhe përfundoi duke fituar titullin kampion në Angli.

(Kosova Sot)

Tying the knot: Footballer Jamie Vardy with fiancee Becky Nicholson, pictured last monthBecky NicholsonCelebration: Jamie Vardy and Miss Nicholson celebrate Leicester City's Premier League win with their family. Their daughter Sofia, pictured in Vardy's arms, was wearing a Leicester City top with 'Daddy' on the back