Hitzfeld: Bayerni nuk shpenzon shuma të mëdha

  • 24 May 2016 - 15:56
Hitzfeld: Bayerni nuk shpenzon shuma të mëdha

Bayerni Mynihut nuk do të shpenzojë kurrë shuma marramendëse për një futbollist. I këtij mendimi është ish-trajneri i bavarezve Otmar Hitzfeld, i cili shprehet se klubi gjerman nuk do të transferojë kurrë një lojtarë si Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, pasi nuk është në filozofinë e klubit. Më tej ai shton se kampionët e Gjermanisë, do të vazhdojnë të transferojnë lojtarë të rinj dhe pa shumë eksperiencë:
“Bayern ndër vite ka zhvilluar merkato të studiuara mirë, duke transferuar futbollistë cilësorë, por, emra si Messi,Ronaldo, Neymar apo edhe shumë të tjerë yje të futbollit, nuk do t’i shihni kurrë tek bavarezët, pasi transferime të tilla nuk janë në filozofinë e stafit drejtues. Ata do të vazhdojnë strategjinë e tyre, duke u mbështetur tek futbollist të rinj në moshë. Rasti i Kinglesy Coman dhe Douglas Costa, është shëmbulli më i mirë. Të dy futbollistët edhe pse të rinj në moshë dhe pa shumë eksperiencë,kanë zhvilluar një sezon të mirë ”

Përsa i përket blerjes më të re që ka kryer skuadra Gjermane, Renato Sanches, Hitzfeld shprehet se është një futbollist shumë cilësor, i cili zotëron aftësi të mira teknike:

“Renato Sanches e kam parë të luajë tek Benfica dhe më ka pëlqyer si lojtar. Ofron garanci në fushën e lojës. Shënon gol, jep asiste si dhe ka aftësi të mira në qarkullimin e topit  në hapësira të vogla. Jam i sigurt se tek Bayern do të zhvillojë një sezon të sukseshëm.”

(Kosova Sot)