Negredo dëshiron të luajë në Itali
Sulmuesi spanjoll i Valencia, Alvaro Negredo, mund të përfundojë te Milani ose Interi.
Radio Cadena Sera insiston se agjenti i sulmuesit është nisur drejt San Siro për të biseduar me dy klubet.
Çmimi i lojtarit është 10 milonë euro, ndërsa lojtari ka shënuar 12 gola këtë vit në të gjitha garat.
Është një çmim shumë i vogël për dallim nga ai që u ble nga Valencia prej Manchester City dy vite më parë.
Negredo flitet se kishte dëshirë më shumë të luante në Milan, por moskualifikimi në Ligën e Evropës, ka bërë që lojtari të ndërrojë mendje.
(Kosova Sot)