‘Pep Guardiola do ta ndryshojë futbollin anglez’

  • 24 May 2016 - 19:58
‘Pep Guardiola do ta ndryshojë futbollin anglez’

Ish-mesfushori dhe legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur rreth kalimit të Pep Guardiolas në Premier Ligë. Mesfushori ikonik, i cili fitoi çdo trofe të mundshëm me Pep Guardiolan te Barcelona, ka thënë se ish-trajneri i tij do të ketë ndikim të madh në Premier Ligë.

Xavi ka thënë se Guardiola do të ndryshojë futbollin anglez me Manchester Cityn.

Legjenda e ekipit katalanas ishte lojtar kyç i ekipit dominues të Guardiolas, i cili fitoi 14 trofe të rëndësishëm në vetm 4 sezone në vitet 2008-2012.

“Mendoj se i është dhënë një mundësi e madhe te Manchester City. Unë besoj se ai do ta ndryshojë futbollin anglez”, deklaroi Xavi.

“Pep sigurisht se do të jetë nën presion të madh, për shkak se të gjithë presin shumë nga ai, për faktin se është një ndër trajnerët më të mirë në botë për momentin”, përfundoi Xavi. 

(Kosova Sot)