Shifra marramendëse, ja sa përfituan këtë vit klubet në Premier Ligë (Foto)

  • 24 May 2016 - 22:01
Shifra marramendëse, ja sa përfituan këtë vit klubet në Premier Ligë (Foto)

Mrekullia e Leicester City në sezonin që u mbyll në Premier League i dha kësaj skuadre një famë globale, por është Arsenali skuadra e cila ka përfituar më shumë në sezonin 2015-16.

Fitimet vijnë nga të drejtat televizive, suksesi në kampionat dhe përfitimet nga reklamat. Ndeshjet e Arsenalit janë shfaqur 27 herë në televizion, më shumë nga çdo skuadër tjetër.

Arkat e “topçinjëve” do të shtohen për rreth 101 milionë paund, ndërsa në vendin e dytë është Manchester City që do të përfitojë rreth 97 milionë paund, të ndjekur nga Manchester United (96.5 mln) e Tottenham (95.2 mln), shkruan tch.

Kampionët e Leicester janë në vendin e pestë me 93.2 milionë, ndërsa skuadra e fundit në klasifikim, Aston Villa, do të arkëtojë plot 66.6 milionë paund, duke shënuar një rekord të ri për përfitimet e një skuadre e cila mbyll klasifikimin.

Mirëpo, në sezonin e ardhshëm, skuadra që do të renditet e fundit në kampionatin anglez do të arkëtojë pothuajse të njëjtën shumë sa Arsenali këtë sezon, pra 100 milionë paund, falë marrëveshjes së re të të drejtave televizive.

CjOmCyYWEAA1Dj2

(Kosova Sot)