“Ajnshtajnin e vogël” që nuk e deshi Shqipëria

  • 25 May 2016 - 11:34
“Ajnshtajnin e vogël” që nuk e deshi Shqipëria

E përditshmja e njohur spanjolle, Marca, i ka kushtuar një shkrim Granit Xhakës.

Gazeta shkruan se ai është lojtar inteligjent, ka teknikë dhe shpërndan shumë topa. Marca thekson se edhe pse lojtar elegant, ai ka po ashtu një goditje shumë të fuqishme.

“Por kritikët thonë se ai provokohet lehtësisht dhe duhet të shmangë telashet nëse Zvicra do të kalojë grupin në Evropian”.

“Lojtari vetë beson se kundërshtarët urdhërohen prej trajnerëve që ta provokojnë. I mbiquajtur “Ajnshtajni i vogël” për shkak të interesit të tij ndaj shkencës, Xhaka fillimisht mori në konsideratë që të luante për Shqipërinë, por tha se u shmang nga Federata Shqiptare e Futbollit”.

Marca shkruan se ai ka thënë se do marrë në konsideratë mundësinë që të luajë për Kosovën.

xhaka_ok6

(Kosova Sot)