Etrit Berisha flet për përzgjedhjen mes Kombëtares së Shqipërisë apo Kosovës

  • 25 May 2016 - 13:16
Etrit Berisha flet për përzgjedhjen mes Kombëtares së Shqipërisë apo Kosovës

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka folur për të ardhmen e tij dhe për përzgjedhjen e kombëtares tashmë që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA.

Në një deklaratë për mediat nga Austria, gardiani i portës kuqezi ka theksuar se ky vendim është i vështirë por do ta marrë vetëm pas përfundimit të ‘Euro 2016’.

“Është nder për mua të përfaqësoj shqiptarët por tani edhe po të shkoj në Kosovë ose të qëndroj në Shqipëri do të jetë një zhgënjim nga njëra palë. Kjo është një situatë e vështirë dhe nuk ndihem mirë të marr një vendim pasi unë më parë kam luajtur në Kosovë dhe tashmë luaj për Shqipërinë. Unë dhe shokët e mi besojmë që vendimet do t’i marrim pas ‘Euro 2016’”, u shpre Berisha.

(Kosova Sot)