Martohet portieri polak Wojciech Szczesny

  • 25 May 2016 - 13:51
Martohet portieri polak Wojciech Szczesny

Portieri polak, Wojciech Szczesny vendosi kurorë me bukuroishen ukrainase, Marina Luczenko. Bashkëshortja e gardianit të Romës është një prej femrave më të njohura në vendin e saj të lindjes për shkak të famës si këngëtare. Fotot e ceremonisë i publikoi vetë portieri në profilin e tij në Instagram. Momente fantastike në aspektin personal për polakun, i cili nuk e di ende të ardhmen e tij pasi Roma nuk ka vendosur nëse do ta blejë kartonin e tij nga Arsenali.

Marisol Gonzalez magjepsi Meksikën rreth 13 vjet më parë kur u shpall femra më e bukur e vendit amerikano-latin, por që prej asaj periudhe koha ka rrjedhur shpejt dhe bukuroshja brune ka arritur të gjejë veten në profesionin e gazetares. Edhe pse nuk heq dorë nga pasarelat, Marisol vazhdon të punojë si gazetare sportive, madje ajo ka qenë e dërguar speciale në Olimpiadën e Pekinit nbë vitin 2008 dhe 4 vjet më pas në Londër.

Ka lindur në Brisbane të Australisë, por sporti i saj i preferuar është futbolli. Modelja 23-vjeçare, Davina Rankin ka një skuadër në zemrën e saj. Bukuroshja bën tifo për Atletico Madrid dhe do të jetë një nga tifozet më të veçanta të skuadrës “Los Colchoneros” në finalen derbi të Champions League. Rankin është gjithashtu e obsesionuar pas trajnerit argjentinas, Diego Simeone.

 

(Kosova Sot)