Cana, Xhakës: Urime vëlla, por do të mposhti në Evropian (Foto)

  • 25 May 2016 - 14:46
Cana, Xhakës: Urime vëlla, por do të mposhti në Evropian (Foto)

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana e ka uruar futbollistin Granit Xhaka për transferimin tek Aresenali.

Përmes një postimi në Instagram, Cana ka thënë se ai e meriton këtë arritje, por se më 11 qershor, do ta mposht atë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Urime vëlla për transferin tek Arsenal e meriton plotësisht!!! Të deshiroj sa më shumë suksese dhe lumturi????????!!! Por me 11.06 fitojmë ne" shkruan Cana në Instagram.

(Kosova Sot)