Presidenti i FIA-s nesër viziton Kosovën

  • 25 May 2016 - 17:46
Presidenti i FIA-s nesër viziton Kosovën

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt, nesër vjen në Kosovë dhe gjatë qëndrimit të tij në vend do të pritet nga zyrtarë të lartë shtetërorë, ka njoftuar Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Todt në Aeroportin “Adem Jashari” do të pritet nga kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi. Prej aty, presidenti i FIA-s do të drejtohet për në kryeqytet, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Është planifikuar që në shesh ai të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, nga i cili më vonë do të pritet edhe në kryeministri.

Përveç kësaj, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, Todt do t’i takojë edhe disa nga automobilistët kosovarë, të cilët aty do t’i ekspozojnë edhe veturat e tyre.

Gjatë ditës, numri një i automobilizmit botëror do të takohet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendësministrat në Ministrinë e Infrastrukturës.

Todt të premten do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

(Kosova Sot)