Xhaka flet për kalimin në Arsenal, befason me fjalët për Arsene Wenger

  • 25 May 2016 - 18:47
Xhaka flet për kalimin në Arsenal, befason me fjalët për Arsene Wenger

Granit Xhaka ka folur pas kalimit në Arsenal.

Arsenal konfirmoi transferimin e Xhakës, mirëpo nuk është zbuluar çmimi që klubi londinez ka paguar për mesfushorin kosovar. Sipas “BBC”, transferimi i 23-vjeçarit besohet se i ka kushtuar Arsenalit rreth 30 milionë funte.

Nuk është zbuluar as kohëzgjatja e kontratës, mirëpo këtë e zbuloi vetë Xhaka në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” Xhaka pohoi se ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Arsenalin, ndërsa e ka cilësuar si një legjendë trajnerin Arsene Wenger.

“Në të kaluarën luaja me Wenger si menaxher në PlayStation. Tani ai do të më menaxhojë mua!”, tha Xhaka për Wenger.

Xhaka gjithashtu zbuloi se kur e kishte kontaktuar për herë të parë Arsenali, rreth një vit më parë:

“Mbeta gati pa fjalë kur Wenger më kontaktoi”, deklaroi Xhaka.

‘Blick’ gjithashtu pyteti mesfushorin se a është e vërtetë se do të paguhet 120.000 funte në javë, ndërsa ai tha se nuk i intereson shuma e parave.

(Kosova Sot)