Dani Alves shkon te Juventusi?

  • 25 May 2016 - 22:42
Dani Alves shkon te Juventusi?

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, raportohet se do të largohet nga klubi katalunas në drejtim të kampionit të Italisë, Juventusit.

33-vjeçari thuhet se gjatë verës do të largohet si lojtar i lirë dhe “Cadena Ser” raporton se lojtari ka vendosur të mos qëndrojë në klub deri në fund të kontratës.

Kontrata e tij aktuale do të skadojë më 2017, por ai ka kërkuar nga klubi që të lirohet nga kjo kontratë.

Braziliani është në Camp Nou që nga viti 2008 dhe sivjet ka kontribuar me një gol e tetë asiste në 48 ndeshje.

(Kosova Sot)