Zbulohet një prapaskenë interesante, ja te cila skuadër e kishte ndërmend Xhaka të transferohej gjatë verës

  • 25 May 2016 - 23:03
Zbulohet një prapaskenë interesante, ja te cila skuadër e kishte ndërmend Xhaka të transferohej gjatë verës

Me zyrtarizimin e Granit Xhakës te Arsenali, tashmë kanë filluar të zbulohen prapaskena të ndryshme.

Gazetari gjerman, Lee Price, i cili ka shkuar edhe biografin e Jurgen Klopp, ka zbuluar faktin se Xhaka ishte shumë afër transferimit te Liverpooli. Reds kishin tentuar të nënshkruanin me atë që pas ardhjes të Klopp, por 23-vjeçari ka pranuar një transferim vetëm gjatë verës.

Por, duket se gjithçka mori fund me humbjen në finale të Ligës së Evropës ndaj Sevillas, pasi ylli shqiptar dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve, gjë që me Topçinjtë është e mundur.

“Kapiteni i Monchengladbach i kishte thënë trajnerit të Liverpoolit se ai do të ishte i interesuar për një transferim në Anfield vetëm pas përfundimit të sezonit, apo para Euro 2016”.

“Arsenali i e bini atë pasi ishin edhe pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. Xhaka është ende i ri, por tashmë ka provojë në Ligën e Kampionëve dhe Bundesliga”, ka thënë Price.

(Kosova Sot)