Baloteli mbyll aventurën te Milani, Berluskoni e largon

  • 26 May 2016 - 11:16
Baloteli mbyll aventurën te Milani, Berluskoni e largon

Mario Baloteli nuk bën pjesë në planet e Milanit për sezonin e ardhshëm. Kjo është bërë e ditur nga presidenti i klubit kuqezi, Silvio Berluskoni. I pyetur për sulmuesin e marrë nga Liverpuli sezonin e fundit, ai tha se “do të ketë disa largime”. “Do të largohen Mekses, Aleks, Boateng etj, të gjithë në fund të kontratave, ndërkohë që po kërkojmë emra të tjerë”, theksoi Berluskoni. “Baloteli? Edhe ai e ka përfunduar kontratën me ne”, u shpreh pronari i klubit të Milanit.

Baloteli erdhi në Milano nga Liverpuli, por sezoni i tij sërish rezultoi në një dështim. Ai luajti pak ndeshje dhe shënoi edhe më pak gola, duke mos qenë ndihmues në një kampionat të vështirë për Milanin. Me një rrogë të majme, Baloteli është e pamundur të mbahet nga Milani, që po kërkon blerës të mundshëm për shkak të vështirësive financiare.

Në bazë kontratës, Baloteli duhet të kthehet te Liverpuli, ku sërish ka zhgënjyer me lojën e tij.

(Kosova Sot)