De Biasi: Sadikut do ia ngrehi veshin, do i bëj mirë

  • 26 May 2016 - 11:28
De Biasi: Sadikut do ia ngrehi veshin, do i bëj mirë

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku, pasi shpëtoi Vaduz-in e tij, ka kërkuar që të mos luajë në sfidën e fundit mes ekipit të tanishëm dhe Zürich-ut që e ka huazuar, për të mos i prishur punë ekipit që zotëron kartonin. Dhe në fakt mbrëmë kështu, ndodhi, ai nuk ishte as në stolin e skuadrës së tij, por kjo situatë ka acaruar së tepërmi De Biasin.

“Armando nuk do luajë? Nuk e dija, po ma thoni ju. Atëherë përse nuk është i grumbulluar këtu në kombëtare. Nëse dje nuk ishte në fushë e as në stol, do flasim. Armando është djalë i mirë dhe profesionist, ka dëshirë dhe është i vendosur, por kjo nuk do të thotë që nuk do marrim masa. Një tërheqje veshi herë pas herë të bën mirë. Do e shohim”, u shpreh strategu italian, që duket se nuk do ta kapërdijë mirë sjelljen e sulmuesit. 

(Kosova Sot)