Dani Alves drejt Juventusit

  • 26 May 2016 - 13:23
Dani Alves drejt Juventusit

Dani Alves do të largohet nga Barcelona. Do të shkojë te Juve me parametra zero dhe do të firmosë një kontratë 3 vjecare. Lajmin e dha e para radioja spanjolle Cadena Ser. Vijnë sërish nga Spanja zërat që ushqejnë ëndrrat e tifozëve bardhezinj. Klubi katalanas sic raporton El Mundo Deportivo e ka përgënjeshruar lajmin, por ndërkohë mediat italiane bëjnë të ditur se që nga Torino përcillet optimizëm për një përfundim pozitiv të tratativës. Pak më parë kishte qenë një tjetër lojtar blaugrana, Javier Mascherano që ishte përfolur për një kalim te Juventusi, tani i takon anësorit brazilian , 33 vjecar që ka një kontratë deri në 2017 me Barcelonën të firmosur verën e kaluar, kur dukej se rrugët mes tij dhe klubit katalanas do të ndaheshin. Në qershor, thuajse një vit më parë, Dani Alves firmosi një kontratë prej 4.5 milionë eurosh neto në sezon, në dimër pati oferta nga kina me një pagë të dyfishuar, por dëshira për të qenë ende protagonist në Europë mund ta mikloojë lojtarin për të pranuar ofertën e Juventusit. Kushti që vendos natyrisht është ai për të patur një kontratë afatgjatë, mundësisht 3 vjecare.

Në klubin italian, Marota do të pëlqente një kontratë dy vjecare duke parë moshën e futbollistit, dhe në cdo rast nuk i duhet të derdhë para në arkat e Barcës që nga ana e saj do të lirohej nga një pagë që i rëndon. Gjithsesi për  momentin klubi katalanas përgënjeshteron transferimin. vec të tjerash braziliani pavarësisht transferimit të Aleic Vidal që nga janari ka luajtur thuajse gjithmonë titullar dhe ishte një ndër protagonistët e triumfit në La Liga. Por Barcelona ka investuar 17 milionë euro për ish lojtarin e Sevillas, dhe ka ndër mend që ta lancojë sezonin e ardhshëm pa e shqetësuar nga një hije e rëndë si ajo e Alvesh.

(Kosova Sot)