Rrahmani në formacionin e vitit në Kroaci (Foto)

  • 26 May 2016 - 13:28
Rrahmani në formacionin e vitit në Kroaci (Foto)

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani është future në formacionin e vitit në Kroaci.

Në formacionin e përzgjedhur nga gazeta më e madhe sportive në vend ‘Sportskih Novosti’, Rrahmani figuron si një futbollist me paraqitje fantastike me skuadrën e RNK Split.

Ai në 7 javët ishte përzgjedhur në ekipin e më të mirëve. Ky sukses në vazhdimësi ka bërë që shumë skuadra europiane të interesohen për shërbimet e tij.

(Kosova Sot)

rahjmani