Kosova humb një futbollist të rëndësishëm

  • 26 May 2016 - 15:24
Kosova humb një futbollist të rëndësishëm

Përfaqësuesja e Kosovës takohet më 3 qershor me Ishujt Faroe, në miqësoren që luhet në Frankfurt.

Përzgjedhësi i Albert Bunjaku do të publikojë listën në ditët në vijim, derisa është konfirmuar mungesa e radhës, që vjen nga reparti mbrojtës.

Është ky Alban Pnishi, mbrojtësi i Grasshopersit, që mungon shkaku i lëndimit.

“Kam pësuar një lëndim me skuadrën dhe nuk mund të vije. Kjo është arsyeja pse do të mungojë këtë herë”, ka deklaruar Pnishi.

Kosova e nis grumbullimin më 30 maj në Frankfurt.

(Kosova Sot)