“Euro 2016”, shtohen masat e sigurisë në Francë

  • 26 May 2016 - 16:18
“Euro 2016”, shtohen masat e sigurisë në Francë

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuvem, tha se mbi 90 mijë policë, ushtarë dhe agjentë sekretë të sigurisë do të shpërndahen në gjithë Francën, për të ofruar siguri gjatë ditëve të Evropianit, nga data 10 qershor deri më 10 korrik.

Rreth 2.5 milionë spektatorë pritet të ndjekin 51 ndeshjet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Francës. “Një ngjarje e tillë e veçantë, në rrethana të jashtëzakonshme, kërkon masa shtesë të sigurisë”, ka thënë ministri Cazeneuve.

Parisi vijon të jetë ende në gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste më 13 nëntor që lanë të vrarë 130 persona.

(Kosova Sot)