Nuk e ftoi në evropian, por De Biasi mund të bëhet bashk me Mehën tek kjo skuadër

  • 26 May 2016 - 21:36
Nuk e ftoi në evropian, por De Biasi mund të bëhet bashk me Mehën tek kjo skuadër

Gianni De Biasi pritet të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të kampionatit evropian ‘Francë 2016’. Pas suksesit të jashtëzakonshëm me Shqipërinë, trajneri italian ka marrë shumë oferta nga skuadra të ndryshme. Ai ishte një ndër ofertat ishte edhe ajo nga Italia, por në fund stolin e ‘Azzurrëve’, e morri Ventura.

Por trajneri 59-vjeçar mund të nënshkruaj një kontratë milionëshe në Arabinë Saudite. Burime të sigurta zbulojnë se është klubi Al Nasr i Emirateve Arabe ai që vazhdon të këmbëngul për italianin.

Madje sipas të njëjtave burime, klubi ku president është ministri i Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe është gati t’i paguajë 1.5 milionë euro në sezon De Biasit. Ky i fundit nuk ka thënà «, as po, as jo por fakti që Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pohuar por as mohuar zërat se ka patur kontakte me Besnik Hasin, tashmë jashtë kontrate, forcon zërat se largimi i De Biasit pas Europianit është tashmë një realitet jo i largët.

Pak kohë më parë, klubi Al Nasr zyrtarizoi dhe Alban Mehën si blerjen më të re për sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar i cili sipas thashethemeve nuk grumbullohet më në kombëtare nga De Biasi për shkak të një topi të humbur në minutat e fundit me Serbinë flitet se do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon tek arabët.

Por nëse aty shkon trajner De Biasi mund të thuhet që telashet për Mehën do të vazhdojnë akoma.

(Kosova Sot)