Kaka fiton një vend në Copa America me Brazilin

  • 27 May 2016 - 16:59
Kaka fiton një vend në Copa America me Brazilin

Pas Neymar, David Luiz e Thiago Silva e Marcelo, Brazili duhet të bëjë edhe pa një tjetër yll në Copa America. Kur kanë mbetur pak ditë nga filimi i këtij kompeticioni një lajm i keq vjen nga infermiera për trajnerin e Selecaos Carlos Dunga.  Bëhet fjalë për sulmuesin Douglas Costa, i cili përpara disa ditësh pësoi një dëmtim muskular në kofshën e majtë. Në fillim u duk se dëmtimi ishte i lehtë dhe nga stafi mjekësor u vendos që lojtari të qëndronte pushim disa ditë, deri sa të mërrnin një përgjigje më të detajuar për shkallën e dëmtimit.

Nga analizat doli se sulmuesi nuk mund të vazhdojë dot më seancat stërvitore, pasi përiudha e rikuperimit kërkon më shumë kohë nga cishte parashikuar dhe në këtë mënyrë futbollisti i Bayernit humbet mundësinë për të qenë pjesë e 5-herë kampionëve të Botës në Kupën e Amerikës. Një humbje e madhe kjo për Brazilin dhe trajnerin Dunga, të cilit nuk i ngelet gjë tjetër vecse të filloj të mendoj për një zëvëndësues. Dëmtimi i Douglas Costa mund ti krijojë më shumë hapësira, Philipe Coutinhos. Për të zëvendësuar Costën, trajneri Dunga ka rikthyer në kombëtare Kaka-në i cili ishte përfshirë në listën rezervë. Aventurën në Copa America, Brazili do ta nisë në datën 4 Qershor me ndeshjen ndaj Ecuadorit.

(Kosova Sot)