Kuqezinjtë nisen me traktor në “Euro 2016”(Foto)

  • 27 May 2016 - 18:30
Kuqezinjtë nisen me traktor në “Euro 2016”(Foto)

Lojtarët e kombëtares shqiptare po vijojnë me përkushtim stërvitjen në Austri, megjithatë ata gjejnë kohë edhe për moment gazmore.

Nga qendra e grumbullimit në Austri ata kanë postuar një foto ku shihen mbi një traktor. Në timon është kapiteni Lorik Cana, ndërkohë që rreth tij janë bashkuar edhe lojtarë të tjerë.

Disa nga faqet e njohura sportive italiane e kanë ironizuar këtë foto të kuqezinjve.“Shqipëria përgatitet për në Europian me stil”, shkruan një faqe italiane në “Facebook”.

(Kosova Sot)

kuqezinjte