Guardiola, çek 200 mln Paund për merkaton

  • 27 May 2016 - 20:43
Guardiola, çek 200 mln Paund  për merkaton

200 milionë Paund ose 260 milionë Euro për të shpenzuar në merkato. Kjo është shumë e kërkuar nga Pep Guardiola për të shpenzuar në merkaton e verës për të përforcuar skuadrën që u rendit e katërta në Premier League. Për drejtuesit e Citizens, ky pozicion ishte poshtë mundësive të futbollistëve, por nuk mendon kështu Pep, i cili nga organika aktuale mendon se vetëm 3 ose 4 elementë mund të mbijetojnë në formacionin e titullar. Ata janë Sergio Aguero, Kevin De Bruyne, Fernandinho e ndoshta edhe kapiteni Vicent Kompany. Edhe pse klubi ka nisur të lëvizë, duke studiuar objektivat e mundshëm,  do të duhen dy sesione merkatoje verore për të plotësuar dëshirat e Guardiolës, sepse pjesa më e madhe e listës së spanjollit kushton më shumë se 25 milionë Paund. John Stones i Evertonit është kthyer në cështje. Klubi nga Liverpooli kërkon të paktën 60 milionë Euro, teksa për shërbimet e mbrojtësit City duhet të mposhtë konkurrencën e Man. United dhe Chelseat. Për këtë arsye, Laporte i Athletic Bilbaos konsiderohet një alternativë më e mundshme.

Talenti i Schalkes, Leroy Sane është një tjetër objektiv i Guardiolës, që si blerje të parë siguroi Ilkay Gundogan, për të cilin marrëveshja me Dortmundit do të mbyllet javën e ardhshme për 26 milionë Euro. Ndër kërkesat e Guardiolës përfshihet edhe portieri Andre Ter Stegen, që mund ta largojë Joe Hart të largohet nga Manchesteri. Edhe Raheem Sterling, nuk duhet të qëndrojë i qetë, sepse tiki-taka e Guardiolës nuk i përshtatet lojës së tij. Paketën me tetë përforcime për ish-trajnerin e Bayernit e plotësojnë Jack Wilshere, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Danny Rose.

(Kosova Sot)