Mança dhe Real-i, klubet më të vlefshme të Evropës

  • 28 May 2016 - 09:47
Mança dhe Real-i, klubet më të vlefshme të Evropës

Manchester United dhe Real Madrid janë skuadrat me më shumë vlerë në arenën evropiane, thuajse 2.9 miliardë euro secila. Në renditjen prestigjioze të përpiluar nga kompania “KPMG” me titull “Elita Europiane”, faktorët që peshuan më shumë ishin përfitimet në bursë, popullariteti, potenciali sportiv, të drejtat televizive dhe stadiumet në pronësi të klubeve të analizuar në detaje, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Anglia dhe Italia janë shtetet më të përfaqësuar në klasifikimin e më të vlefshmëve në terma financiar në futboll me 7 skuadra secila. Por në kontrast me ishullorët, vlera e italianëve është thuajse 70% më e ulët se ekipet e Serisë A, me Juventus-in të renditur më lart se çdo tjetër në Apenine.

Nëse më pas do të llogaritet një renditje virtuale për qytetet e futbollit, Manchester shikon të gjithë qendrat e tjera nga maja më e lartë. Kjo falë “Djajve të Kuq” dhe Manchester City-t që së bashku kanë një vlerë totale 4.525 miliardë euro. Më pas qyteti i dytë i futbollit më me vlerë është Londra falë Chelsea-t, Tottenham-it dhe Arsenal-it e më pas Madridi.

Në këtë të fundit, Atletico dhe Real kanë një vlerë të përbashkët në treg me 3.916 miliardë euro.

(Kosova Sot)