Ibra vendos për të ardhmen

  • 28 May 2016 - 12:07
Ibra vendos për të ardhmen

Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se ai e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, por ka refuzuar të komentojë nëse ajo lidhet me Manchester United.

Në një konferencë për medie ai ka thënë se ende nuk e mendon se ka ardhur koha për ta publikuar vendimin dhe se këtë do ta bëjë në përfundim të Euro 2016.

“Jam duke u kënaqur me shkrimet për mua. Por nuk jam i interesuar të flas për këtë gjë para Euro 2016”.

“Ka interesim nga secili shtet. Ka edhe oferta konkrete dhe shumë alternativa. Do ta shihni”.

(Kosova Sot)