Frikë në Milan, gjendet një pako e dyshimtë disa orë para finales (Foto)

  • 28 May 2016 - 15:12
Frikë në Milan, gjendet një pako e dyshimtë disa orë para finales (Foto)

Një stacion treni në Milan është evakuuar, disa orë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Metro e Milanit është evakuuar pasi në stacionin e trenit ‘Cadorna’ është zbuluar një pako e dyshimtë.

“Gazzeta dello Sport” raporton se disa linja janë ndërprerë shkaku i këtij alarmi, dhe skuadrat bombë menjëherë kanë arritur në vendin ku po ndodhej pako e dyshimtë.

Por, policia konfirmoi se pakoja nuk ishte një kërcënim dhe shërbimi i rregullt tani ka vazhduar.

Reali dhe Atletico do të përballen në San Siro të Milanit me fillim nga ora 20.45, në finalen e Champions League. Më shumë se 80.000 tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadium. 

(Kosova Sot)ucl-final