Nesër i bashkohen Kombëtares Kukeli e Veseli

  • 28 May 2016 - 15:13
Nesër i bashkohen Kombëtares Kukeli e Veseli

Blerim Kukeli dhe Frederik Veseli do t’i bashkohen Kombëtares shqiptare gjatë ditës së nesërme.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se gjatë ditë së nesërme, do të mbërrijnë në Austri për tu vënë nën urdhrat e trajnerit De Biasi, dy futbollistë të tjerë, Blerim Kukeli dhe Frederik Veseli.

Ndërkohë më datë 30 maj, Kombëtares do t’i bashkohet edhe Ergys Kaçe, skuadra e të cilit është duke luajtur në fazën playoff.

(Kosova Sot)