Berisha përlotet nga tifozi me aftësi të kufizuara (Foto)

  • 28 May 2016 - 16:23
Berisha përlotet nga tifozi me aftësi të kufizuara (Foto)

Mesfushori shqiptar Bernard Berisha nuk ka mundur t’i mbajë lotët pas sigurimit të mbijetesës në elitën e futbollit të Rusisë.

Ai është emocionuar nga përqafimi I një tifozi me aftësi të kufizuara.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se është i gëzuar që arritën ta bëjnë të lumtur tifozin me aftësi të kufizuara.

“Zoti e bekoftë këtë fëmijë! Më vjen mirë që e lumturuam me fitoret në play-off duke siguruar qëndrimin në Premierligë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!”, ka shkruar Berisha.

NdrysheAnzhi siguroi mbijetesën në Premier Ligë vetëm pas fitoreve në ndeshjet e play-offit kundër Volgar-Astrakhanit, të cilën e mposhti në shtëpi me rezultat prej 2 me 0, kurse ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat minimal prej 0:1.

(Kosova Sot)