Zbulohen detajet e ceremonisë së finales, ja sa miliona shikues do ta përcjellin ndeshjen

  • 28 May 2016 - 19:16
Zbulohen detajet e ceremonisë së finales, ja sa miliona shikues do ta përcjellin ndeshjen

Janë zhvilluar përgatitjet e fundit në stadiumin San Siro të Milanos, para finales së Ligës së Kampionëve.

Reali dhe Atletico do të ndeshen me fillim nga ora 20.45, ndërsa në San Siro gjithçka është gati për finalen e madhe.

Në stadium tashmë kanë përfunduar provat e fundit të koreografisë dhe ceremonisë e cila do t’i paraprijë kësaj super përballje, shkruan gazeta spanjolle “AS”.

Alicia Keys dhe Andrea Bocelli do të jenë protagonistët e kësaj ceremonie, të cilët do të jenë dy zërat kryesorë që do ta këndojnë himnin e Ligës së Kampionëve.

Ky koncert do të mbahet disa minuta para se të dyja ekipet do të futen në fushë, ndërsa finalen pritet ta përcjellin direkt rreth 180 milionë njerëz nga i gjithë globi. 

(Kosova Sot)