Blerand Kurtishaj nënshkruan me Feronikelin

  • 28 May 2016 - 20:12
Blerand Kurtishaj nënshkruan me Feronikelin

Skuadra kampione e Feronikelit ka bërë një tjetër goditje në para afatit kalimtar.

Pas afrimit të Besnik Krasniqit dhe Ahmet Halitit, skuadra nga Drenasi transferon edhe Blerand Kurtishajn, golashënuesin më të mirë të këtij edicioni të Raiffaisen Superligës së Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e skuadrës nga Rexhep Rexhepi, pasi përmes një publikimi në faqen zyrtare të klubit kanë zyrtarizuar transferimin e ish bomberit të “Minatorëve”.

(Kosova Sot)