Mustafa uron Prishtinën, përgëzon Dritën

  • 28 May 2016 - 22:20
Mustafa uron Prishtinën, përgëzon Dritën

Kryeministri Isa Mustafa e ka uruar Prishtinën për triumfin në Kupën e Kosovës dhe njëherësh e ka përgëzuar finalistin, Dritën, për lojën e drejtë dhe dinjitozë.

“Prishtina dhe Drita me lojën e sotme treguan futboll të bukur dhe mbushën stadiumin e kryeqytetit me shikues”.

“Pranimi në UEFA dhe FIFA po e rikthen Kosovën në hartën e futbollit ndërkombëtar. Pas Ferronikelit, tani edhe Prishtina siguroi garën e mëtejme në arenën ndërkombëtare”.

“Urime Prishtinës Kupën, përgëzime për Dritën për lojën fer dhe dinjitoze!”, shkruan kryeministri në Facebook.