“Wembley”, shtëpia e Tottenham-it

  • 29 May 2016 - 09:57
 “Wembley”, shtëpia e Tottenham-it

Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje që ndeshjet e Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm t’i zhvillojë në stadiumin e “Wembley”-t. UEFA kishte njoftuar klubin anglez që të gjejë një tjetër stadium për t’i zhvilluar ndeshjet si vendas shkaku i ndërtimeve në “White Hart Lane”, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Si pjesë e marrëveshjes, Spurs gjithashtu njoftoi se ndeshjet e Ligës Premiere mund t’i zhvillojë në “Wembley” për edicionin 2017-18.

Tottenham-i shpreson që stadiumi i ri të hapet për edicionin 2018-19, edhe pse koha e ndërtimit varet nga kërkesat e këshillit lokal. Tottenham-i edicionin që sapo përfundoi u rendit në vendin e tretë në Angli pas Leister City-t dhe Arsenal-it. 

(Kosova Sot)