Tragjedi në NBA, vritet basketbollisti i Pelicans

  • 29 May 2016 - 11:51
Tragjedi në NBA, vritet basketbollisti i Pelicans

Bryce Dejean-Jonhon, lojtar i New Orlenas Pelicans, humbi jetën pasi u godit me armë zjari në Dallas, në rrethana që mbeten ende për t’u zbuluar. 

Sipas raportimeve paraprake, të policisë, 23-vjecari kishte shkuar për të takuar nënën e djalit të tij, por ka ngatërruar apartament. Pasi nuk kishte marrë përgjigjje kishte tentuar të shpërthente derën e shtëpisë dhe në këtë moment pronari i apartamentit i frikësuar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në bark, duke i shkaktuar vdekjen. 

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e ka gjetur në gjendje të rëndë basketbollistin e Pelicans, por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot)