Seferovic mungon ndaj Shqipërisë?

  • 29 May 2016 - 15:22
Seferovic mungon ndaj Shqipërisë?

Probleme në sulm për Zvicrën kur mbeten rreth 2 javë nga ndeshja mes përfaqësues helvete dhe Shqipërisë në grupin A, të Euro 2016-të. Me Breel Embolo dhe Eren Derdiyok që rrezikojnë të mungojnë për arsye dëmtimi, për debutimin e saj në europianin francez, Zvicra mund të mos të ketë të gatshëm edhe qëndërsulmuesin Haris Seferovic. Bomberi i Eintrachtit të Frankfurtit u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen miqëosore që Zvicra humbi me shifrat 1-2 ndaj Belgjikës dhe për shkak se përdori fjalë fyese ndaj arbitrit Paolo Mazzolenni ka gjasa të pezullohet nga Uefa me dy ose tre ndeshje skualifikim.

Gjithcka do të varet nga raporti i gjyqtarit por trajneri i Zvicrës Vladimir Petkovic në përfundim të ndeshjes ndaj Belgjikës bëri të ditur se Seferovic rrezikon skualifikimin duke kritikuar në një farë mënyre futbollistin e tij. Nëse Seferovic pezullohet me dy ndeshje ai do të humbasë miqësoren ndaj Moldavisë dhe ndeshjen e parë të grupit ndaj Shqipërisë theksoi Petkovic por ai mund të mos jetë as ndaj Rumanisë shtoi në përfundim trajneri i përfaqësues helvete.

(Kosova Sot)