Shqipëri-Katar 0-1. Kuqezinjtë ndëshkohen në dy minutat e para

  • 29 May 2016 - 18:00
Shqipëri-Katar 0-1. Kuqezinjtë ndëshkohen në dy minutat e para

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të diel (ora 17:30) miqësoren me Katarin. Ndeshja luhet në Hartberg të Austrisë në një impiant prej rreth 6 mijë vendesh.

Kjo sfidë konsiderohet si një test për kuqezinjtë e De Biazit para Europianit. Pak ditë pas kësaj ndeshjeje, futbollistët do të luajnë miqësoren e fundit para finaleve të “Francë 2016”. Kombëtarja do të luajë më datë më datë 3 qershor në Itali ndaj Ukrainës.

Edhe pse ndeshja e sotme luhet në kuadër të miqësoreve, tifozët kuqezinj kanë shfaqur interes për të ndjekur këtë sfidë. Foto të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një interesim të lartë të tifozëve në shkallët e stadiumit austriak.

LIVE’ Shqipëri – Katar 0 – 1
Gol: Abdulkarim Hasan Fadlalla 02′

Minutat:

12′ Roshi fiton një goditjë dënimi në mesfushë, faull nga autori i golit. Topi kthehet pas tek portieri Etrit Berisha.

09′ Futbollistët e Kombëtares luajnë në gjysmëfushën e Katarit, fitojnë një rivëni anësore. Topi krosohet në zonë por pret portieri i Katarit.

07′ Roshi nis një aksion në krahun e djathtë, por mbllokohet nga futbollistët kundërshtar.

02′ Gool! Fadlalla shënon pas një krosimi në goditje dënimi.

01′ Topin e parë e luajnë kuqezinjtë.

Formacioni i Kombëtares: 

Shqipëria 4-2-3-1: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Aliji, Basha, Lila, Lenjani, Gashi, Roshi, Cikalleshi.
Trajner: De Biazi.

   

(Kosova Sot)