Trajneri i Rumanisë: Franca fiton turneun, por Shqipëria ….

  • 29 May 2016 - 18:06
Trajneri i Rumanisë: Franca fiton turneun, por Shqipëria ….

Në prag të fillimit të Kampioantit Europian, “Euro 2016”, përpara përballjeve zyrtare, si kundërshtarë në Grupin A, ka mbërritur edhe deklarata e trajnerit të përfaqësueses së Rumanisë, Anghel Iordănescu.  E publikuar ekskluzivisht në portalin e Federatës Shqiptare të Futbollit, intervista e kreut të pankinës rumune surprizon jo pak. Sipas Iordănescut, Rumani jo vetëm që pretendon kalimin nga grupi, por njëherësh synon të fitojë çdo ndeshje, teksa vlerëson edhe Shqipërinë si kundërshtar të fortë.

Ekipi juaj është një nga katër ekipet qe ka marrë pjesë në tre Kampionatet e para Botërore. Në 2000 , ju festuat arritjen në çerek-finale, rezultani më i mirë për ju. Kush është qëllimi juaj në Francë?

Qëllimi fillestar është të kualifikohemi  nga faza me grupe , por ne duam të fitojmë çdo ndeshje.

Në raudin e parë do të luani kundër kampionëve të dyfishtë të Europës , Francës , Zvicrës, Rumanisë dhe Shqipërisë.

Kush është për ju , kundërshtari më i fortë?

Sigurisht , Franca do të jetë më i fortë. Shqipëria është një ekip i fortë , shumë i përkushtuar dhe i mirë-organizuar.

Kë nga lojtarët njihni më mirë ?

Ne i njohim të gjithë lojtarët , mjaft mirë , sepse jemi të fokusuar tek cdo kundërshtar.

Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi?

Ai e drejtoi Shqipërinë drejt finaleve të kampionatit Europian, për të parën herë në histori. De Biasi është një trajner i talentuar me një eksperiencë mjaft të fortë.

Parashikimi juaj : Kush do ta fitojë Kampionatin Europian 2016?

Franca

(Kosova Sot)