Shqipëria kalon provën e parë, fiton me përmbysje ndaj Katarit (Video)

  • 29 May 2016 - 19:34
Shqipëria kalon provën e parë, fiton me përmbysje ndaj Katarit (Video)

Kuqezinjtë kanë kaluar me sukses miqësoren kundër Katarit, duke fituar me shifrat 3-1 në testin e parë në kuadër të përgatitjeve për “Euro 216”.

Të besuarit e De Biazit e panë vetën në disavantazh që në minutën e dytë pas një goli të Fadlallas, por përmbysën gjithçka në minutat në vijim duke treguar se jo rastësisht janë pjesë e Evropianit.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 23-të, kur një krosim i Bashës u kthyen në gol nga Ajeti, që shënoi golin e parë me kombëtaren.

Dyfishoi shifrat Ermir Lenjani në minutën e 40-të, i cili u rrotullua bukur në zonë duke dërguar topin në këndin e portës kundërshtare.

Për t’u mbajtur mend goli i tretë i realizuar nga Sadiku, i cili shtangu portierin kundërshtar pas një goditje fluturimthi nga jashtë zonës.

Sfida e sotme e luajtur në arenën e Hartbergut në Austri do të pasohet nga miqësorja e 3 qershorit,  ku “shqiponjat” do të përballen me Ukrainën në Bergamo të Italisë.

(Kosova Sot)