Kozniku e Sokoli kandidatë për stolin e trajnerit

  • 30 May 2016 - 10:40
Kozniku e Sokoli kandidatë për stolin e trajnerit

Pas fitimit të Kupës së Kosovës, e cila ia hap dyert Prishtinës për pjesëmarrje në garat e Ligës së Evropës, drejtuesit e skuadrës bardhekaltër kanë nisur hulumtimin e gjetjes së një trajneri që do t’i prijë skuadër në këto gara. Të kujtojmë se aktualisht Prishtinën e udhëheq Fadil Berisha, i cili skuadrën e mori pas largimit të trajnerit Sami Sermaxhaj, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Burime të afërta me klubin flasin se njëri nga kandidatët seriozë për ta marrë drejtimin e Prishtinës, është Ardian Kozniku, derisa lakohet edhe emri i Bylbyl Sokolit,  i cili më herët ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase.

Të dy këta trajnerë të shtunën ishin prezentë në finalen e Kupës së Kosovës. Prishtina përveç trajnerit, ka paralajmëruar edhe përforcime me futbollistë, duke mos përjashtuar mundësinë edhe të prurjes nga jashtë.

(Kosova Sot)