Conte e dëshiron Pogba-n

  • 30 May 2016 - 10:49
Conte e dëshiron Pogba-n

Trajneri i ardhshëm i Chelsea-t, Antonio Conte, është duke menduar sesi ta ndërtojë skuadrën e tij të re, të cilën do ta marrë në dorë nga edicioni i ardhshëm, pasi ta mbyllë eksperiencën në Evropian me Kombëtaren e Italisë, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Mediet britanike shkruajnë se trajneri italian i ka idetë e qarta se cilët futbollistë dëshiron t’i transferojë në “Stamford Bridge”. Sipas tabloidit “The Sun”, ish-trajneri i Juventus-it ia ka vënë syrin mesfushorit të “Zonjës së Vjetër”, Paul Pogba, me të cilin kishte punuar në “Juventus Stadium”.

Mbetet të shihet nëse pronari Roman Abramovich do t’i vërë në dispozicion paratë e mjaftueshme për ta transferuar Pogba-n, i cili mund të kushtojë deri në 80 milionë euro. Lojtarin e pëlqejnë edhe Manchester City e Barcelona.

(Kosova Sot)