El Shaarawy nuk largohet

  • 30 May 2016 - 10:51
El Shaarawy nuk largohet

Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy, do të vazhdojë të mbetet pjesë e Roma-s edhe për disa vite. Pasi ka kryer huazimin e tij gjashtë mujor te Roma, klubi nga kryeqyteti italian ka vendosur ta blejë atë. Sipas medieve italiane, Roma do t’i paguajë Milan-it 13 milionë euro për transferimin e El Shaarawy-t në ‘Olimpico’, transmeton gazeta Koosva Sot Online.

Përfaqësuesi italian kishte paraqitje të mira te Roma, duke shënuar shtatë gola, por ka dhuruar edhe pesë asistime. 23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Roma-n. Ai shkëlqeu nga janari te Roma dhe u dëshmua se Milan-i gaboi që e lejoi të largohet.

Madje, Stephan El Shaarawy ishte një ndër më të merituar që skuadra romane u kualifikua në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot)