Pajtohen Red Bull-i me Renault-in

  • 30 May 2016 - 10:54
Pajtohen Red Bull-i me Renault-in

Red Bull-Renault, bashkëpunimi vazhdon. Skuadra austriake edhe në edicionet e viteve 2017 dhe 2018, do të furnizohet me motorë Renault. Raporti mes Red Bull-it dhe kompanisë franceze ishte i destinuar të prishej në përfundim të vitit të kaluar, por ish- skuadra kampione e botës arriti marrëveshjen për rinovimin e kontratës vetëm pak ditë përpara fillimit të Kampionatit Botëror të Formula 1 të këtij viti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, drejtuesit e Red Bull-it kanë zgjatur marrëveshjen me Renault-in edhe për dy vjetët e ardhshëm. Edhe skuadra satelite e Red Bull-it, Toro Rosso e cila këtë edicion është e pajisur me motorë Ferrari, që prej vitit 2017 do të rikthehet të përdorë, motorë të prodhuar nga kompania franceze.

“Jemi të lumtur që kemi rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Renault-in. Kemi përjetuar shumë suksese me këtë motor në të kaluarën dhe besojmë se edhe në të ardhmen do të arrimë fitore të tjera”, ka deklaruar Christian Horner, shef i skuadrës austriake.

(Kosova Sot)