9 futbollistët më të paguar në Ligën Premiere

  • 30 May 2016 - 12:26
9 futbollistët më të paguar në Ligën Premiere

Për edicionin 2015/16

Uebsajti sportiv "Sports Joe" e ka publikuar një listë të futbollistëve më të paguar në Ligën Premiere në edicionin 2015/16. Duket se Manchester City ka një faturë shumë të lartë të pagave, me 5 futbollistë në këtë listë. Pas City-t në radhë është Chelsea me 2 lojtarë, kurse Manchester United dhe Arsenal e kanë nga një futbollistë në TOP 9

Liga Premiere është më e shikuara në botën e futbollit

Wayne Rooney — Manchester United

Paga javore: 340 mijë euro.

Lojtari më i paguar në Ligën Premiere për edicionin 2015/15 është ai i cili ka kaluar më së shumti kohë në një klub në mesin e të tjerëve që janë pjesë e kësaj liste. Rooney ka qenë një sensazicion  i vërtetë në Everton dhe nuk i është dashur shumë që një klub i madh si Manchester United ta transferojë atë në vitin 2004. Që nga ajo kohë ai ka shënuar 178 gola për "Djajtë e Kuq" dhe ka luajtur 109 ndeshje për Anglinë. Emërimi i trajnerit të ri, Jose Mourinho në krye të United-it padyshim se do ta nxisë atë edhe për një tjetër edicion me shumë gola të tjerë, shkruan sot gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

2. Sergio Aguero – Manchester City

Paga javore: 315 mijë euro.

Lojtari i pestë dhe më i paguari në radhët e Manchester City-t për edicionin 2015/16, Aguero i ka kaluar pesë vjet te Atletico Madrid-i para se të kalojë në Mançester në vitin 2011, me të cilën skuadër e ka fituar dy herë titullin e kampionit në Ligën Premiere dhe dy Kupa të Ligës. Ai i ka 70 paraqitje për kombëtaren e Argjentinës, ndërsa performanca e shkëlqyeshme në Kupën e Botës atij vetëm sa ia ka rritur vlerën.  

Image

 

3. Yaya Toure- Manchester City

Paga javore: 315 mijë euro.

I ardhur nga Bregu i Fildishtë, Toure është pjesë e Manchester City-t që prej gjashtë vjetësh. Falë dy titujve me këtë skuadër në Ligën Premiere, ai ende vazhdon të paguhet shumë. Ai po ashtu është i angazhuar me kombëtaren e Bregut të Fildishtë me 100 paraqitje dhe tri pjesëmarrje në Kupa të Botës.

Image

 

4. Eden Hazard – Chelsea

Paga javore: 290 mijë euro.

Lojtari i dytë belg në listë, Hazard tashmë e ka fituar trofeun e "Lojtarit më të mirë të Ri" kur ai është bashkuar me Chelsea-n në vitin 2012. Ai e ka fituar Ligën Premiere dhe Ligën e Evropës me Blutë e Londrës, derisa ka pasur edhe 62 paraqitje për Belgjikën deri më tash.  

Image

 

5. David Silva – Manchester City

Paga javore: 265 mijë euro.

Silva është një nga futbollistët me mandat më të gjatë në këtë listë që kanë luajtur për Manchester City-n. Ai është pjesë e këtij ekipi që nga viti 2010. Kjo do të thotë mjaftueshëm duke u nisur nga fakti se ai për një javë fiton hiç më pak se 265 mijë euro. Kur ai nuk shënon për City-n e bën këtë për kombëtaren e Spanjës, me të cilën ka deri më tani 96 paraqitje.

Image

 

6. Mesut Ozil – Arsenal

Paga javore: 250 mijë euro.

Ozil ka luajtur për Schalke-n dhe Real Madrid-in para se të transferohej te Arsenal-i. Ai po ashtu e ka një medalje të artë në Kupën e Botës të cilën e ka fituar në vitin 2014 me kombëtaren e Gjermanisë. Arsenal-i e ka mbyllur edicionin që e lamë pas në vendin e dytë në Ligën Premiere, duke bërë me dije kështu se klubi ka shpenzuar me vlerë paratë për Ozil-in.

Image

 

7. Raheem Sterling — Manchester City

Paga javore: 235 mijë euro.

Me vetëm 21 vjet, Sterling është lojtari më i ri në listë, por ai gjithashtu i ka edhe 21 paraqitje për kombëtaren e Anglisë. Ai karrierën e ka nisur te Liverpool-i ku ai ka luajtur tri edicione, para se të bashkohej me Manchester City-n për një marrëveshje të transferimit në vlerë prej 65 milionë euro, shumë kjo më e larta për një futbollist anglez, shkruan sot gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

8. Cesc Fabregas — Chelsea

Paga javore: 220 mijë euro.

Fabregas i ka kaluar tetë vjet te Arsenal-i para se të luante për një skuadër të madhe si Barcelona. Ai më pas është bashkuar me Chelsea-n në vitin 2014, ku është futbollisti i dytë më i paguar në radhët e klubit londinez. Ai përvojën e tij në Ligën Premiere e ka shfrytëzuar mjaft mirë, pasi e ka ndihmuar edhe Spanjën ta fitojë Kupën e Botës në vitin 2010.

Image

 

 

9. Kevin de Bruyne — Manchester City

Paga javore: 220 mijë euro.

Kevin De Bruyne është një nga lojtarët më të rinj më të mirë në rruzullin tokësor, por karriera dhe paga e tij janë për t'u lakmuar. Ai i ka kaluar dy edicione te Chelsea para se të bashkohej me Manchester City-n për shumë rekorde të transfereve të klubit me vlerë prej 70 milionë euro. Ai po ashtu luan për kombëtaren e Belgjikës.

Image

 

(Kosova Sot)