UEFA letër Kosovës, e njofton për gjyqtarët

  • 30 May 2016 - 13:22
UEFA letër Kosovës, e njofton për gjyqtarët

Para pak ditësh, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar një letër nga UEFA, në të cilën jepen udhëzime për gjyqtarët kosovarë dhe instruktorët e tyre.

Pos tjerash, UEFA ka kërkuar që për fillim të trajnohen tre gjyqtarë (një kryesor dhe dy asistentë), të cilët do të jenë potencialë për të marrë thirrje ndërkombëtare.

Atyre iu është treguar se si duhet vepruar në këtë periudhë para se të nisin me gjëra konkrete, derisa tashmë është caktuar edhe mentori i tyre. Pasi kjo treshe të marrë stemën e FIFA-s, atëherë ekziston mundësia që numri i referëve të rritet, por shumëçka varet edhe nga paraqitja e gjyqtarëve të parë kosovarë që do ta përfaqësojnë Kosovën.

(Kosova Sot)