Donnarumma nuk shitet as për 80 milionë euro

  • 30 May 2016 - 21:12
Donnarumma nuk shitet as për 80 milionë euro

 

 

Në një intervistë të dhënë për “Telelombardia”,Silvio Berlusconi ka theksuar edhe një herë vendimin e prerë për refuzimin e çdo oferte që mbërrin për portierin e talentuar kuqezi, Gianluigi Donnarumma. “Për ne, Donnarumma është i mrekullueshëm, nuk e shes as për 80 milionë euro”, deklaroi numri një i klubit kuqezi. Portieri i ri ka ngjallur interesimin e klubeve më të mëdha të Europës: Barcellona ka kërkuar informacion, Manchester United dhe Chelsea kaën bërë ofertat e tyre, por pa sukses. Në substancë asgjë e re, por vetëm ritheksimi i qëndrimit të palëkundur, të shprehur fillimisht në mars. Për sa kohë do të jetë ai presidenti i Milanit, Gigio Donnarumma nuk do të largohet kurrë nga “Djalli”. Berlusconi është gati tu rezistojë sirenave, sidomos atyre angleze, duke i thënë “jo” çdo oferrte për Buffonin e ri. Me tifozët e irrituar për sezonin e radhës të dështuar, shitja e një zbulimi të madh të sezonit të fundit do të ishte e vështirë tu shpjegohej, madje do të ndizte edhe më shumë tensionet ndaj një skuadre që në korrik duhet të rinisë me një entuziazëm të ri, për tu rikthyer protagonist në Itali dhe në Europë. Milani i gjithë Italian i Berlusconit, mund të nisë pikërisht nga ylli më i ri, por njëherësh edhe më me shkëlqim.

 (Kosova Sot)