Hysaj thyen rekordin e Loro Boriçit në kombëtare

  • 30 May 2016 - 21:26
Hysaj thyen rekordin e Loro Boriçit në kombëtare

Elseid Hysaj ka vendosur një rekord të ri me kombëtaren e Shqipërisë.

Ndeshjen me Katarin, mbrojtësi 22-vjeçar i Napolit u bë lojtari më i ri që mban shiritin e kapitenit në historinë e kuqezinjve.

Më parë lojtari më i ri që ka mbajtur shiritin e kapitenit ka qenë një tjetër emër i madh i futbollit shkodran, Loro Boriçi.

Ai ishte 24 vjeç në vitin 1946, kur kuqezinjtë luajtën ndeshjen e parë në histori ndaj Malit të Zi në Shkodër.

Hysaj nisi ta hiqte shiritin kur në fushë u fut kapiteni Cana, megjithatë Loriku kërkoi që ai të ishte kapiten deri në fund të takimit.

(Kosova Sot)