Rashford nuk lëviz nga “Old Trafford”

  • 31 May 2016 - 11:09
Rashford nuk lëviz nga “Old Trafford”

Ylli i Manchester United-it, Marcus Rashford, e ka vazhduar qëndrimin e tij në “Old Trafford”. Sulmuesi 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re, sipas të cilës, do të bartë fanellën e “Djajve të Kuq” deri në vitin 2020. “Jam falënderues që më është dhënë mundësia ta tregoj veten”, ka thënë Rashford, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Të luaj te klubi më i madh në botë, ka rëndësi shumë të madhe për mua dhe familjen time. Unë premtoj se do të vazhdoj të punoj edhe më shumë dhe kështu të ndihmoj skuadrën time që në edicionin e ardhshëm të arrijmë suksese në të gjitha garat që na është mundësuar të garojmë”, ka shtuar ai.

Edhe mbrojtësi 19-vjeçar Cameron Borthwick-Jackson ka nënshkruar deri në vitin 2020.

(Kosova Sot)