Dani Alves, bardhezi!

  • 31 May 2016 - 11:14
Dani Alves, bardhezi!

Juventus-i ka një javë kohë për të mbyllur marrëveshjen që do të transferojë Dani Alves-in, te kampionët e Italisë. Të dielën e 5 qershorit skadon klauzola që mbrojtësi brazilian ka firmosur në kontratën e re me Barcelona-n, dhe që nga kjo datë Dani Alves mund të largohet si një futbollist i lirë.

Gjasat që 33-vjeçari të transferohet në Torino janë të mëdha kjo edhe për faktin se drejtuesit e Juves e kanë arritur tashmë marrëveshjen me futbollistin, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Dani Alves pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me “Zonjën e Vjetër” nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro në total. Një tjetër provë se kalimi i brazilianit te Juventus-i është thuajse i sigurt ka bëjë me faktin se e fejuara e futbollistit ka gjetur punë në Itali.

33-vjeçari në ditët e ardhshme do ti komunikojë vendimin e tij klubit katalunas dhe më pas nga grumbullimi me Brazilin për “Copa America Centenario”, do të firmosë kontratën që do ta lidhë me bardhezinjtë për dy edicionet e ardhshme.

Dani Alves mund të konsiderohet që tani si përforcimi i parë i Juventus-it të ri që  edicionin tjetër do të ketë si objektiv parësor të triumfojë në Uefa Champions League.

(Kosova Sot)