Simeone: Nëse ky futbollist nuk transferohet në Atletiko, do të largohem

  • 31 May 2016 - 11:53
Simeone: Nëse ky futbollist nuk transferohet në Atletiko, do të largohem

Diego Simeone ka kushtëzuar Atletico Madridin në lidhje me qëndrimin e tij në postin e trajnerit.

Diego Simeone ka njoftuar Atletico Madridin se do të qëndrojë në klub vetëm në rast të transferimit të sulmuesit Diego Costa.

Ish anëtari i ekipit nga Vicente Calderon është dëshirë e madhe e Simeones për sezonin e ri, ka bërë të ditur “Daily Star”. Costa ka kaluar një edicion të vështirë në Chelsea dhe spekulohet se mund të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Andaj, Simeone e pret në Madrid, përndryshe mund të tërhiqet nga posti i trajnerit.

(Kosova Sot)